Inicim disiplinor për Batatinën

Komisioni i Garave ka vendosur inicim disiplinor për trajnerin e Llapit, Tahir Batatinën.
Sipas justifikimit të Komisionit, tekniku llapjan ka kërcënuar gjyqtarët në takimin Llapi – Dukagjini.
“Kryetrajneri i FC “LLapi“, Tahir Batatina nr ID 001144M77. Motivi Pas përfundimit të ndeshjes në lokalet zyrtare të stadiumit kërcënon dhe kufizon lëvizjen e lirë të gjyqtarëve të ndeshjes (daljen nga stadium), duke ju thënë: “Ju nuk mund të dilni nga këtu pa ardhë mu ju marrë ata të FFK-së”, ka arsyetuar Komisioni.
Komente