Hovenier: Mbështetja amerikane për Kosovën është e qëndrueshme, pa marrë parasysh kush udhëheq në SHBA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier i pyetur nëse do të ketë ndonjë ndryshim për Kosovën nën administratën e presidentit Donald Trump, tha se mbështetja e popullit amerikan për Kosovën është e vazhdueshme, pavarësisht ndryshimeve në administratën amerikane apo rezultatit të zgjedhjeve në SHBA.Ai nënvizoi se Kosova duhet të tregojë gatishmëri ndaj kërkesave të miqve, përfshirë SHBA-në, dhe të angazhohet në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.
“Populli amerikan e ka mbështetur vazhdimisht popullin e Kosovës”, tha Hovenier në ATV.
Ai vlerësoi se Kosova duhet përgjigjur kërkesave specifike të partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht në fushën e dialogut.
Komente