Hekuran Murati kandidat për kryetar të Ferizajt?

Mbrëmë Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, mbajti mbledhjen e kryesisë, ku u diskutua rreth kandidatit për kryetar të Komunës së Ferizajt.
Sipas burimeve të Gazetës Online InfoFerizaj, kryesia e Qendrës së LVV në Ferizaj në mënyrë unanime propozoi që kandidat për kryetar të Komunës së Ferizajt të jetë Hekuran Murati.
Hekuran Murati konsiderohet i vetmi kandidat që do ta mposhte Agim Aliun në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.
Komente