Haradinaj premton se do ta aftësojnë aeroportin e Gjakovës si pikë strategjike për funksionalitetin e trafikut ajror

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 3 Janar, 2025

Komente


Haradinaj premton se do ta aftësojnë aeroportin e Gjakovës si pikë strategjike për funksionalitetin e trafikut ajror

Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për rëndësinë e krijimit të një aeroporti alternativ për fluturime emergjente, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për sigurinë e trafikut ajror dhe për zhvillimin e infrastrukturës në Kosovë.

Sipas Haradinajt, Kosova patjetër duhet ta ketë një aeroport alternativ që do të mund të përdoret në raste emergjente, kur Aeroporti i Prishtinës nuk është i mundur për aterim.

“Në situatat kur udhëtarët tanë nuk mund të aterojnë në Aeroportin e Prishtinës, nuk mund të lejojmë që ata të detyrohen të aterojnë në Beograd apo Shkup. Kjo është një çështje e sigurisë dhe e menaxhimit të situatave të jashtëzakonshme,” shkroi Haradinaj në Facebook.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj