Gjuajtje me armë zjarri në Pejë: Dyshohet për vetëplagosje

A O A O Postuar: 6 Janar, 2025

Komente


Gjuajtje me armë zjarri në Pejë: Dyshohet për vetëplagosje

Një person është plagosur nga arma e zjarrit në fshatin Haxhaj të Rugovës në Pejë.


Dëshmitarët e rastit i kanë thënë policisë se të dyshuarit i ka shkrepur aksidentalisht arma që ka çuar deri në plagosjen e viktimës.


“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 06.01.2025, rreth orёs 02:20, ёshtё njoftuar se nё Spitalin Rajonal nё Pejё, ёshtё njё person i plagosur nga arma e zjarrit. Njёsititet relevante menjёherё kanё shkuar nё emergjencёn e Spitalit, aty kanё takuar dëshmitaret e rastit tё cilёt deklarojnё se deri ishin nё shtёpine e viktimёs ne fshatin Haxhaj-Rugovё, aksidentalisht ka shkrepur arma nga i dyshuari dhe ёshtё plagosur viktima”, thuhet në njoftimin e PK-së.


Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.


Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar:


1 Armё Pistoletё M57

1 karikator i sё njëjtёs armë

1 fishek kal: 7.62x25mm

3 gёzhoja kal: 7.62x25mm

1 Armё automatike AK47

1 karikator i sё njëjtёs armё

3 gёzhoja kal: 7.62×39 mm

6 gёzhoja kal:9mm

A O
Autor

A O


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj