Gjermania demanton Qeverinë: Pajisjet tona s’u përdorën për zgjedhjet e 9 shkurtit

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 13 Shkurt, 2025

Komente


Gjermania demanton Qeverinë: Pajisjet tona s’u përdorën për zgjedhjet e 9 shkurtit

Tashmë edhe zyrtarisht ka ardhur demantimi ndaj Qeverisë së Kosovës të cilët e dhanë veten ‘të pa faj’ në çështjen e dështimit të softuerit dhe serverëve në Komisionin Qendror Zgjedhor duke thënë se ato ishin donacion nga Gjermania dhe të prokuruara nga OSBE-ja.

Kjo pasi pesha e përgjegjësisë për dështimet e mëdha në proces zgjedhor iu përshkrua Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, agjencion qeveritar ky brenda Ministrisë së Brendshme, transmeton klankosova.

Ashtu siç raportoi Nacionale përmes burimeve të saj, serverët dhe pajisjet gjermane as që ishin përdorur në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit – dhe se rrjedhimisht, bie poshtë pretendimi i zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

”Pajisjet e ofruara synojnë të përmirësojnë infrastrukturën e TI-së të KQZ-së, megjithatë, ato nuk përfshijnë pajisje për numërimin e votave. Donacioni është organizuar dhe pajisjet janë blerë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, me financim të siguruar nga Gjermania.

Ambasada gjermane është njoftuar se pajisjet e dhuruara nuk janë përdorur gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj