Fytyra e kampionit, Liverpooli e mbyll vitin 2024 me super fitore

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 29 Dhjetor, 2024

Komente


Fytyra e kampionit, Liverpooli e mbyll vitin 2024 me super fitore

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj West Ham Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Premier League.

“The Reds” treguan se kanë udhëtuar në “London Stadium” për tri pikë qysh në pjesën e parë, pasi shënuan tri gola, shkruan Indeksonline

Golat gjatë 45 minutave të para i shënuan: Luis Diaz, Cody Gakpo dhe Momo Salah.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola tjerë, dhe ishte Alexander-Arnold dhe Diogo Jota që realizuan në minutat 54 dhe 84.

Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 45 pikëve në pozitën e parë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj