Ferizaji shënon fitore ndaj Dritës dhe futet fuqishëm në garë për një vend që e dërgon në Evropë

A O A O Postuar: 28 Prill, 2025

Komente


Ferizaji shënon fitore ndaj Dritës dhe futet fuqishëm në garë për një vend që e dërgon në Evropë

Ferizaji ka marr tre pikë të rëndësishme në Superligë, dhe është futur fuqishëm në garë për një vend që e dërgon në Evropë.


Para tifozëve vendas, Ferizaji shënoi fitore ndaj Dritës, me rezultat 2-1, shkruan InfoFerizaaj.

Antonio Ilieski shënoi golin e epërsisë në minutën e 48-të. Drita e barazoi rezultatin në minutën e 80-të, me golin e Veton Tushës.

Por gëzimi i tyre zgjati veq një minutë, pasi Fatjon Isufi riktheu epërsinë dhe vulosi fitoren.

Ferizaji tashmë ka 45 pikë dhe renditet në vendin e katërt, me dy pikë prapa Malishevës.

Ndërkohë Drita vazhdon të jetë lidere e tabelës me 66 pikë, nëntë më shumë se Ballkani.

A O
Autor

A O


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj