Ferizaj: 74-vjeçari vd*es në rrugë, policia jep detaje

Një burrë i moshuar ka humbur jetën sot në Ferizaj.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Viktima dyshohet se ka humbur ndjenjat. Vdekjen e tij e kanë konfirmuar mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes”, u shpreh Veseli.
Sipas Veselit viktima ka vdekur në kryqëzimin e rrugëve “Hamëz Jashari” dhe “Faik Goga”.
Viktima mësohet se është i moshës 74-vjeçare.
Komente