Ferizaj mposhti Llapin

Forma jo e mirë e Llapit në Superligë po vazhdon, derisa ky klub të martën ka pësuar humbje nga Ferizaj me rezultat 2-1.
Tre golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e parë. Pas njëmbëdhjetë minutave lojë, Valmir Nafiu realizoi për 1-0. Gjashtë minuta me vonë është kundërpërgjigjur Blendi Baftiu për shifrat 1-1. Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, skuadra vendase e rikthen epërsinë me golin e Antonio Ilieski.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e mbyllur dhe rezultati final ishte ai i pjesës së parë 2-1 tensione. Pas këtyre tri pikëve, Ferizaj renditet në pozitën e pestë me 32 pikë, ndërsa Llapi renditet i teti me 26 pikë.
Komente