Eurodeputeti Thomas Waitz: Masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë të padrejta, duhet të hiqen

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 21 Dhjetor, 2024

Komente


Eurodeputeti Thomas Waitz: Masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë të padrejta, duhet të hiqen

Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë meqë ka një kohë që gjerat nuk po lëvizin në drejtimin e duhur. Ai ndër të tjera ka kërkuar që të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës që sipas tij janë të padrejta.

Ka besim që me komisionin e ri evropian, Kosova do të bëjë më shumë progres në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, do të angazhohet më shumë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Waitz thekson se ka ardhur koha që brenda BE-së të flitet njëzëri për Kosovën andaj pret që brenda bllokut të punohet më shumë me ato 5 vende që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës të ndryshojnë qëndrim.

Ai e sheh si sinjal pozitiv që Spanja ka vendosur t’i njoh pasaportat e Kosovës.

“Kam besim se do të ketë më shumë progres me përfaqësuesen e lartë, Kaja Kalas, sepse e njeh mirë realitetin politik në Ballkan. Pres se do të ketë shumë më shumë angazhim për Ballkanin Perëndimor. Shpresoj që do të punohet më shumë me ato 5 vende që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Së fundmi ishte një sinjal pozitiv që Spanja vendosi t’i njoh pasaportat e Kosovës. Ka akoma shumë brenda Bashkimit Evropian për t’i përmirësuar këto çështje dhe për të folur njëzëri për Kosovën”, tha Waitz në Teve1.

Diplomati austriak ka nënvizuar rëndësinë që të ketë progres edhe në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj