Erëza Hashani kandidon për mandatin e dytë në Kuvendin Komunal të Ferizajt

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 25 Shtator, 2025

Komente


Erëza Hashani kandidon për mandatin e dytë në Kuvendin Komunal të Ferizajt

Pas një mandati të suksesshëm si përfaqësuese e zërit rinor në Kuvendin Komunal të Ferizajt, Erëza Hashani rikandidon për një mandat të dytë, dhe këtë herë me numrin 39 në listën e PDK-së.

E njohur si asambleistja më e re në mandatin e kaluar, Erëza dëshmoi se si e re, me energjinë dhe idetë e saj, mund të japë kontribut të madh në jetën publike. Ajo tashmë është në përfundim të studimeve në Edukimin Fillor, një drejtim që, sipas saj, e ka formuar me ndjenjën e përgjegjësisë shoqërore dhe bindjen se çdo ndryshim nis me dije, punë dhe vullnet.


“Politika nuk është thjesht arenë fjalësh, por hapësirë ku idetë shndërrohen në vepra dhe premtimet në realitet. Përvoja e mandatit tim të parë, e kombinuar me energjinë rinore, do të më ndihmojë të jap edhe më shumë për qytetin tim”, shprehet Erëza.


Erëza vjen nga një familje me traditë të pasur intelektuale e atdhetare. Ajo është mbesa e historianit të njohur Dr. Shaban Hashani, i cili me studimet e tij ndriçoi historinë e Ferizajt dhe Kosovës, ndërsa me veprimtarinë politike ishte pjesë e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut në vitin 1990.


“Jam krenare për rrënjët e mia dhe për trashëgiminë që kam marrë nga familja ime. Nga gjyshi kam mësuar se dashuria për vendin dhe përkushtimi ndaj njerëzve janë vlera që duhet t’i mbajmë gjithmonë gjallë”, thotë ajo.


Me këtë kandidaturë, Erëza Hashani synon të vazhdojë rrugëtimin e saj politik duke ofruar energji të re, përvojë të fituar dhe ide konkrete për zhvillimin e Ferizajt.


👉 Me numrin 39 në listën e PDK-së, votoni për Erëza Hashanin – për një Ferizaj të rinisë, të ndërtuar mbi rrënjët e thella të kontributit atdhetar.




Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj