Ekspertët e sigurisë: Përmasat e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit i kalojnë ato të Banjskës

Kolonel në pension nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Afrim Veseli, ka deklaruar se sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Varragë të Zubin Potokut është një akt i organizuar nga shteti i Serbisë.
Sipas Veselit, këtë e konfirmon edhe deklarata e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili u shpreh se Serbia nuk do të bashkëpunojë me hetimet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare.
Veseli në RTV Dukagjini theksoi se sulmi ishte “mirë i përgatitur” nga profesionistë ushtarakë, jo nga kriminelë të zakonshëm.
Ai vuri në dukje se shënjestra ishte caktuar paraprakisht dhe akti kriminal përfshinte më shumë se dhjetë persona.
“Kjo nuk është vepër e njerëzve të zakonshëm, por e oficerëve të përgatitur, me eksploziv të siguruar nga ushtria serbe. Rruga e eksplozivëve është nga Serbia,” tha ai.
Veseli shtoi se ky sulm ishte më i rëndë dhe me përmasa më të mëdha sesa sulmi në Banjskë më 2023.
Komente