Ekipi i Policisë së Kosovës në futsall shpallet kampion në turneun ku morën pjesë 51 ekipe

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 9 Maj, 2025

Komente


Ekipi i Policisë së Kosovës në futsall shpallet kampion në turneun ku morën pjesë 51 ekipe

Ekipi i futsallit i Policisë së Kosovës ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u shpallur kampion në turneun prestigjioz ndërkombëtar “Copa Del Mare Tournament”, i cili u mbajt në qytetin Marathon të Greqisë.

Në këtë garë morën pjesë 51 ekipe nga 21 shtete, të cilat përfaqësonin agjenci të ndryshme të sigurisë, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë tri ditëve të garës, Policia e Kosovës zhvilloi tetë ndeshje dhe i fitoi të gjitha, duke dëshmuar profesionalizëm, përgatitje dhe shpirt gare.

Në rrugëtimin drejt titullit, ekipi i Policisë arriti këto rezultate:

Policia e Kosovës – APL 13 (Franca) 3:0

• Policia e Kosovës – Bologna (Itali) 1:0

• Policia e Kosovës – Bogota (Kolumbi) 3:1

• Policia e Kosovës – ACIT (Zvicër) 4:2

• Policia e Kosovës – IPA IAȘI (Rumani) 3:1

• Çerekfinale: Policia e Kosovës – Moldova 0:0 (penallti 7:6)

• Gjysmëfinale: Policia e Kosovës – APL 13 (Franca) 0:0 (penallti 10:9)

• Finalja: Policia e Kosovës – Rumania 3:0.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj