E trishtë: Gjendet i vetëvrarë në banesën e tij një person në Suharekë

Një person është gjendur pa shenja jete në banesën e tij në Suharekë mbrëmjen e së dielës. Lajmin për InfoFerizaj e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se bëhet fjalë për vetvrasje.
“Me datë 06.04.2025 rreth orës 19:50 policia është njoftuar nga urgjenca e Suharekës se kanë pranuar një trup të pa jetë . Policia me të arritur kanë marr informatën se behej fjal për Sh. M. ( 1983) , mashkull, I cili banon në Suharekë. Sipas dyshimeve të para viktima nga familjaret është gjet I varur në banesën e tij në Suharekë”, ka thënë Bytyqi. Policët hetues kanë shkuar në vendngjarje dhe po merren me rastin. Viktima, sipas raportimeve në media, ishte i angazhuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suahrekë.
Komente