Drejtori i Zhvillimit Ekonomik vlerësohet për kontributin në fuqizimin e grave në biznes

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 11 Dhjetor, 2024

Komente


Drejtori i Zhvillimit Ekonomik vlerësohet për kontributin në fuqizimin e grave në biznes

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të organizatës Women for Women, Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Ferizajt, u nderua me mirënjohje për kontributin e dhënë në fuqizimin e grave në fushën e biznesit.

Gjatë ceremonisë, Drejtori theksoi përkushtimin e tij për të vazhduar mbështetjen ndaj grave sipërmarrëse, përmes subvencioneve dhe projekteve që synojnë rritjen e pavarësisë ekonomike dhe përmirësimin e rolit të tyre në zhvillimin ekonomik të komunitetit.

“Ky vlerësim është një motivim i madh dhe një dëshmi se së bashku mund të bëjmë ndryshime pozitive. Fuqizimi i grave është fuqizimi i shoqërisë,” tha ai gjatë fjalës së tij.

Kjo mirënjohje vjen si rezultat i angazhimit dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të krijuar një mjedis të favorshëm për gratë në biznes, duke kontribuar kështu në zhvillimin ekonomik dhe social të Ferizajt.

May be an image of 3 people and text

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj