Delegacioni prej 18 anëtarësh i Këshillit të Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet e 9 shkurtit

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 3 Shkurt, 2025

Komente


Delegacioni prej 18 anëtarësh i Këshillit të Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet e 9 shkurtit

Delegacioni prej 18 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i kryesuar nga Petra Bayr do të qëndrojë në Kosovë nga 7 deri më 10 shkurt për të vëzhguar zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt.

“Delegacioni do të takohet me liderët dhe përfaqësuesit e partive kryesore politike, me kryesuesin dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me Kryevëzhguesin e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe me ekipin e tij kryesor, me Komisionin e Pavarur të Mediave, si dhe me përfaqësues të media dhe shoqëria civile, përpara se të vëzhgonin votimin më 9 shkurt”, njofton Asambleja Parlamentare.

Ndërkaq, bëhet e ditur se Petra Bayr, kryetare e delegacionit të APKE-së, do të mbajë konferencë për media të hënën më 10 shkurt në ora 14 në hotelin Sëiss Diamond në Prishtinë, njofton PACE.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj