Deklarimi i pasurisë e nxjerr kryetarin e Ferizajt në mesin e kryetarëve “më të varfër” në Kosovë

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka deklaruar rreth 150 mijë euro pasuri të paluajtshme.
Në regjistrin e fundit të deklarimit të pasurisë, ai ka treguar se në pronësi ka tokë të trashëguar në vlerë prej 25 mijë eurosh, pastaj një shtëpi dhe një oborr rreth 35 mijë euro. Po ashtu, dy prona të tjera nga 10 mijë euro, banesë në vlerë prej 63 mijë euro, tokë tjetër rreth katër mijë euro.
Sipas regjistrit të deklarimit të pasurisë, kryetari Aliu renditet në mesin e kryetarëve më të varfër në Kosovë.
Si pasuri të luajtshme ka publikuar një veturë në vlerë prej 6 mijë e 800 eurosh për bashkëshorten dhe një tjetër personale në vlerë prej 4 mijë e 200 euro.
Agim Aliu para të gatshme në llogari rrjedhëse, në depozita dhe në huadhënie ka publikuar 35 mijë e 198 euro. Ndërkaq në dy banka të tjera valuta në vlerë prej 650 euro dhe 786 euro.
Të ardhurat vjetore, personale dhe familjare, Aliu i ka deklaruar 15 mijë e 818 euro, pastaj si mëditje nga këshilli i Evropës rreth dy mijë euro.
Mëditje nga udhëtimet zyrtare nga komuna e Ferizajt ai ka deklaruar 320 euro, udhëtime të tjerash si në Bruksel një mijë e 210 euro.
Paga vjetore e bashkëshortes së Aliut është publikuar në vlerë prej 6 mijë e 240 euro, ndërkaq pensioni i prindit 100 euro në muaj.
Komente