Çështja e të pagjeturve diskutohet nesër në Bruksel

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 14 Janar, 2025

Komente


Çështja e të pagjeturve diskutohet nesër në Bruksel

Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Takimi do të kryesohet nga Bashkimi Evropian, e palë do të jenë delegacionet nga Kosova e Serbia. Kosova do t`i paraqesë një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve, ndonëse takimi vlerësohet se do të jetë më shumë simbolik.

Në tavolinën e diskutimeve në Bruksel, të mërkurën do të mblidhet për herë të parë Komisioni i Përbashkët Kosovë-Serbi për personat e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. Takimin e kanë konfirmuar nga Bashkimi Evropian, nga i cili kanë thënë se i njëjti do të jetë më shumë inaugurues.

Kosovën në këtë takim do ta përfaqësojë Halil Cenaj, teksa temë diskutimi do të jetë plani i punës dhe adresimi i çështjes së personave të zhdukur.

Nga Këshilli i Familjarëve të të Pagjeturve kanë kërkuar që Kosova në takime të tilla të përfaqësohet nga ekspertë të fushës.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj