Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 20 Maj, 2025

Komente


Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

Eugen Cakolli, menaxher i programit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka deklaruar se ndërhyrja e cilitdo aktor për të zbutur tensionet politike është e mirëseardhur, por nga aspekti kushtetues, presidentja nuk ka mandat për të gjetur apo imponuar zgjidhje në krizën aktuale.

“Përfshirja e cilitdo aktor që mund t’i zbusë gjakrat është i mirëseardhur, por në kuptimin praktik presidentja s’ka asnjë lloj mandati kushtetues për të gjetur dhe imponuar zgjidhje”, theksoi Cakolli.

Ai shtoi se maksimumi që mund të bëjë presidentja është referimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese, në kuadër të përgjegjësisë së saj si garantuese e funksionimit kushtetues të institucioneve.

I kërkuan para një kandidatje për ta kaluar në testin praktik të vozitjes, arrestohen dy zyrtarë.


Megjithatë, sipas tij, një lëndë e tillë rrezikon të mos zgjidhet brenda javës dhe mund të zgjasë deri në gjashtë muaj, duke i shkaktuar Kosovës humbje të konsiderueshme kohe.

“Vetë hezitimet që i kemi parë te deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që presidentja nuk mund të na imponojë zgjidhje, tregojnë një lloj frike se propozimi i një zgjidhjeje mund t’i vendosë ata në një pozicion të pafavorshëm politik”, shtoi Cakolli.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj