Cakolli për seancën e natës: Legjitimiteti nuk matet vetëm me rezultatin, por edhe me gjithë rrugën që çon deri aty

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 26 Korrik, 2025

Komente


Cakolli për seancën e natës: Legjitimiteti nuk matet vetëm me rezultatin, por edhe me gjithë rrugën që çon deri aty

Eugen Cakolli nga KDI-ja ka komentuar vazhdimin e seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë sonte nga ora 22:00.



Pasi dështoi seanca e sotme, u vendos që ajo të vazhdojë dy orë para skadimit të afatit 30-ditorë të Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit. 

Cakolli thotë se përkundër dëshirës dhe shpresës për konstituimin e Kuvendit, ai konsideron se seanca e gati-mesnatës vështirë se përcjell ndjesinë e seriozitetit apo të zgjidhjes së qëndrueshme.

“Nëse urgjenca ishte kaq evidente, siç është dashur të jetë që në fillim, pse nuk pati më herët përpjekjet e vërteta për dalje nga bllokada? Përndryshe, a ka sinjale për “ardhjen e ndonjë vote”, apo thjesht po mbahet një seancë për të thënë nesër se gjithçka u provua?


 Në një situatë të tillë politike, çdo hap duhet të ndërtohet mbi transparencë dhe integritet. Mbi të gjitha, legjitimiteti nuk matet vetëm me rezultatin, por edhe me gjithë rrugën që çon deri aty.”, shkruan ai.


Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj