Brenda javës së kaluar në Ferizaj regjistrohen 33 aksidente dhe një mijë e 356 gjoba

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 17 Mars, 2025

Komente


Brenda javës së kaluar në Ferizaj regjistrohen 33 aksidente dhe një mijë e 356 gjoba

Policia Rajonale e Ferizajt edhe gjatë javës së kaluar është përballur me aksidente në komunikacion si pasojë e pakujdesisë së vozitësve. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar gjithsejtë 33 aksidente, ndërkohë Policia ka shqiptuar gjithsejtë një mijë e 356 gjoba.

“Nga këto 33 aksidente, 12 prej tyre ishin me lëndime në të cilat u lënduan 19 persona. Prej këtyre 33 aksidenteve 21 prej tyre ishin me dëme të konsiderueshme materiale. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik”, thuhet midis të tjerash në raportin javor të Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj