Po kërkohet nga Arsenali, ja sa kërkon Newcastle për Isak

Alexander Isak është padyshim një nga yjet e Newcastle Unitedit.
Sulmuesi suedez, po kërkohet me ngulm nga Arsenali të cilët e shohin atë si njeriun ideal që mund të udhëheq skuadrën në suksese të mëdha.
Mirëpo siç raporton “Mirror”, drejtuesit e Newcastle nuk dëshirojnë ta largojnë suedezin për më pak se 150 milionë euro.
Isak, erdhi te Newcastle nga skuadra e Real Sociedadit në vitin 2022, ku që nga atëherë ndihmoi “Laraskat” që të arrijnë finalen e “Carabao Cup” në vitin 2023, dhe po ashtu kualifikoi skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve.
Këtë sezon, suedezi ka shënuar 12 gola në 19 paraqitje të tij në të gjitha garat
Komente