Banorët e fshatit Cernillë tash e dy muaj pa ujë, kompania e ujësjellësit nuk ofron zgjidhje

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 11 Mars, 2025

Komente


Banorët e fshatit Cernillë tash e dy muaj pa ujë, kompania e ujësjellësit nuk ofron zgjidhje

Fshati Cernillë i Ferizajit po përballet me një mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm, për gati dy muaj.


Kjo situatë ka krijuar kushte jashtëzakonisht të vështira për banorët, duke rrezikuar shëndetin dhe higjienën e tyre.Banorët janë të detyruar të përballen me një jetë të vështirësuar, pa mundësinë e furnizimit me ujë për nevojat e përditshme.

Kryetari i fshatit, Agon Zhinipotoku, ka deklaruar për Indeksonline se mungesa e ujit është bërë një problem i rëndë për komunitetin.

“Kemi mungesë të ujit tash e gati dy muaj,” tha Zhinipotoku, duke shtuar se kanë kontaktuar me kompaninë e ujësjellësit “KRU BIFURKACIONI,” por deri më tani nuk është ofruar asnjë zgjidhje për këtë problem urgjent.

Ky problem është veçanërisht shqetësues, duke pasur parasysh se situata po ndodh në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Mungesa e ujit ka bërë që banorët të përballen me vështirësi të mëdha, duke rritur rrezikun për shëndetin dhe duke e bërë përmbushjen e nevojave të përditshme edhe më të ndërlikuar.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj