Bahrije Hyseni nga LDK: Së bashku ndërtojmë një të ardhme më të barabartë dhe më të drejtë!

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bahrije Hyseni, ka njoftuar se ka qenë nder i madh që sot, kandidati për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, e ka prezantuar para të pranishmëve.
“Është një nder i madh për mua që sot, Kryeministri i ardhshëm pati mirësinë të më prezantonte para jush.
Faleminderit për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të grave gjatë prezantimit të deputetëve!”, ka shkruar Hyseni.
Tutje ajo thotë se së bashku do ta ndërtojnë një të ardhme më të barabartë dhe më të drejtë.
Komente