Azilantët shqiptarë “braktisin” Francën, i rikthehen “dashurisë së vjetër”

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 18 Qershor, 2025

Komente


Azilantët shqiptarë “braktisin” Francën, i rikthehen “dashurisë së vjetër”

Franca dhe Gjermania, dy shtete drejt të cilave u dyndën shtetasin shqiptarë që kërkonin azil në valën e fundit të emigracionit në vend, nuk janë më të preferuara. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se për herë të parë gjatë viteve të fundit, Italia, “dashuria e vjetër” e shqiptarëve është bërë pritësi kryesor i kërkesave për azil.

Sipas Eurostat, në periudhën janar-mars u regjistruan gjithsej 465 kërkesa për azil në Itali, me një rritje prej 4.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Italia u bë pritësi i parë i azilantëve, me 32% të totalit të kërkesave, ndërkohë që tre vitet e fundit kishte qenë në vend të tretë, pas Francës e Gjermanisë.

Aplikimet për mbrojtje të përkohshme në Francë, një shtet që tërhoqi shumë azilantë vitet e fundit për shkak të politikave të mbrojtjes sociale, kanë rënë ndjeshëm.

Në tre muajt e parë të vitit kishte 355 aplikime, me rënie 46% me bazë vjetore. Ndërsa në krahasim me 2022-n, kur arritën kulmin, aplikimet janë 4 herë më të ulëta. E njëjta tendencë ka ndodhur dhe me Gjermaninë. Aplikimet në këtë shtet ishin vetëm 230 në janar-mars 2025, më rënie 54% me bazë vjetore dhe tre herë më të ulëta se në 2022-n.


Drejt këtij shteti tendenca është për të ikur me leje pune, sidomos profesione si mjekët, infermierët dhe teknologjia e informacionit. Greqia është ngjitur në vendin e tretë, duke ia kaluar Gjermanisë, me aplikime të qëndrueshme prej 245.

Në vend të katërt është Belgjika, me 85 aplikime, me rënie 19%. Në Irlandë aplikuan 30 persona, me rënie 45%. Në shtete e tjera kërkesat për azil janë minimale.

Në total, në janar-mars janë shënuar gjithsej 1445 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë në BE, me një rënie prej 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. ky është numri më i ulët i kërkesave për azil që nga e njëjta periudhë e vitit 2021, kur kishte kufizime të lëvizjeve për shkak të pandemisë.

Në krahasim me vitin 2022, kur u shënua rekordi i pas pandemisë, aplikimet për azil në janar-mars 2025 ishin 51% më të ulëta.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj