Avancohen dy gjyqtarë në Gjykatën Supreme të Kosovës, Bashkim Hyseni dhe Burim Ademi

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e radhës të 337-të, miratoi raportin e Panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Supreme.
Anëtarët e KGJK-së në bazë të raportit të Komisionit për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve në Gjykatën Supreme, aprovuan përzgjedhjen e gjyqtarëve: Bashkim Hyseni dhe Burim Ademi, në pozitën gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Mandati i këtyre gjyqtarëve, do të fillojë nga data 1 shkurt 2025.
Komente