Atalanta e Gjimshitit ndalet nga Lazio, por merr kreun e Serie A edhe me barazim

Skuadra e Atalantas nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Lazios në ndeshjen e javës së 18-të në Serie A.
Rezultati i ndeshjes ishte 1:1 dhe kështu u ndal ecuria e fitoreve të skuadrës së Gasperinit, shkruan Indeksonline
Ishte skuadra e Lazios që shënoi gol të parët me anë të Dele-Bashiru.
Më pas goli i barazimit u shënua në minutat e fundit nga Brescianini.
Me këtë barazim, Atalanta merr kreun me 41 pikë, por që ka një ndeshje më shumë se pozita e dytë dhe tretë (Inter dhe Napoli)
Komente