Arsenali i dorëzuar, humb ndeshjen e parë në shtëpi në Premier League/ Topçinjtë mbesin mbrapa luftës për titull

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 22 Shkurt, 2025

Komente


Arsenali i dorëzuar, humb ndeshjen e parë në shtëpi në Premier League/ Topçinjtë mbesin mbrapa luftës për titull

Skuadra e Arsenalit ka pësuar humbje në “Emirates” ndaj West Hamit me shifrat minimale 0:1, në ndeshjen e javës së 26-të në Premier League.


Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi anglez, Bowen në fundin e pjesës së parë.

“Topcinjtë” tentuan ta barazonin rezultatin në pjesën e dytë, por nuk arritën, madje prej minutës së 74’të mbeten me një lojtar më pak në fushë për shkak të kartonit të kuq të Skellyt.

Me këtë humbje, që ishte e para këtë sezon në shtëpi, Arsenali mbetet në poztiën e 2-të me 53 pikë, tetë më pak se lideri, Liverpool (61).

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj