Arsenali fiton minimalisht përballë Ipswich Town

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 27 Dhjetor, 2024

Komente


Arsenali fiton minimalisht përballë Ipswich Town

Arsenali ka triumfuar minimalisht përballë Ipswich Town.

Gunners triumfuan 1-0 në shtëpi në kuadër të javës së 18-të në Ligën Premier.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Kai Havertz, kur realizoi në minutën e 23-të me një asistim të Leandro Trossard.

Pjesa e dytë pati edhe më shumë raste për gol, mirëpo të dy skuadrat nuk ishin efektive para portës.

Arsenali ia doli të mbahej në këtë epërsi minimale, për t’u rikthyer në vendin e dytë.

Pas javës së 18-të, Arsenali ka grumbulluar 36 pikë, ndërsa në xhiron e 19-të do të takohet me Brentfordin.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj