Arrestohet i dyshuari në Shtime për vjedhje të veturës

Policia e Kosovës në Shtime ka njoftuar se është arrestuar i një i dyshuar N.N për shkak se i njëjti ia kishte marrë veturën një personi tjetër pa pëlqimin e tij në mënyrë tinëzare dhe nuk isha kishte kthyer më.
Ndërkohë Policia e Kosovës e kishte gjetur të dyshuarin në Shtime.
“I dyshuari është gjetur nga patrulla policore duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe i njëjti është recidivist i marrjes së veturave dhe ka probleme mendore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të Policisë.
Komente