Arrestime të reja për vjedhje në Ferizaj

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 3 Prill, 2025

Komente


Arrestime të reja për vjedhje në Ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj, ka njoftuar se hetuesit policorë të stacionit policor të Ferizajt kanë arrestuan në flagrancë tre persona të dyshuar për vjedhje në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt: A.H. (24 vjeç), A.H. (20 vjeç), E.S. (16 vjeç).

“Ndërkohë, disa persona të tjerë ishin në kërkim policor, të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Ferizaj. Më 01.04.2025, Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Ferizaj, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, ka kryer katër bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve. Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj. Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët ishin në kërkim policor: E.H. (16 vjeç) dhe V.L. (16 vjeç). Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë”, thuhet në komunikatë.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve të kryera nga ky grup në Ferizaj./

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj