Aneta Beqiri: Suksesi me Fer Volley nuk erdhi rastësisht

"Jemi krenarë për këtë titull dhe e dedikojmë këtë sukses të gjithë atyre që kanë besuar në ne”, shprehet kapitenja e klubit, Aneta Beqiri.
Fer Volley i Ferizajt - tjetër nivel në Kampionatin e Kosovës.
Klub i organizuar, me disiplinë e angazhim dhe punë profesionale, arritën në maje – kampion i Kosovës.
Kryetrajneri i Fer Volley-t, Edon Ibrahimi, ka thyer rekordin për faktin se ka mbyllur kampionatin e rregullt pa as një humbje, 21 fitore, kur i shtohen edhe 5 në play-off, gjtihsej 26 fitore rresht.
Rekord i Kosovës.
Kapitenja Aneta Beqiri, prej volejbollisteve më të mira në Kosovë, shprehet krenare për suksesin me klubin e saj, Fer Volley.
Beqiri tha se ishte një rrugëtim i gjatë dhe me sfida
“Ishte një rrugëtim i gjatë dhe i mbushur me sfida, por kemi besuar në punën tonë që nga dita e parë.
Suksesi me Fer Volley nuk na erdhi rastësisht – ka qenë rezultat i përkushtimit, disiplinës dhe shpirtit të bashkëpunimit që e kemi ndërtuar gjatë gjithë sezonit.
E kemi pritur këtë moment, sepse e kemi ndjerë se ekipi ishte gati për të bërë histori”, thotë Beqiri.
Komente