Aktivizohen laboratorët e analizave në Pleshinë e Nerodime të Ferizajt

Komuna e Ferizajt, ditë më parë ka vendosur dy laborator për analiza në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Pleshinë e Nerodime, ndërkohë qytetarët kanë nisur t’i marrin shërbimet e analizave për Hemogram, Glikemi, Urinë e të tjera.
Kemajl Emini, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se qytetarët e këtyre dy lokaliteteve tashmë kanë nisur të marrin shërbime nga laboratorët e vendosur nga Komuna e Ferizajt dhe me mbështetje nga AQH-ja.
“Me mbështetje dhe me një bashkëpunim të mirë me AQH-në, tashmë kemi vendosur në funksion dy labuartorët e analizave në fshatrat Pleshinë dhe në Nerodime. Tashmë banorët nuk do të udhëtojnë deri në Ferizaj për marrjen e këtyre shërbimeve. Në këto Qendra të Mjekësisë Familjare funksionon me rregull edhe ekipa mjekësore dhe stafi tjetër me qëllim që pacientët dhe qytetarët të marrin shërbime sa më shpejt dhe në mënyrë profesionale”, ka thënë Emini.
Komente