Aksident fatal në ShBA, vdes Shkelqim Hadri nga Prishtina

Kosovari Shkelqim Hadri ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas përmes një postimi në Facebook, ku edhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së Shkelqimit.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se bashkëkombasi ynë, Shkelqim Hadri, me prejardhje nga Prishtina, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në trafik në DFW. Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes Hadri dhe shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet tutje në njoftim.
Komente