Abdixhiku: Votuesit të qëndrojnë të qetë, nuk i tradhëtoj

Lideri I Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku pas marrjes së letres nga Albin Kurti ka dalë me një propozim për nisjen e një procesi të ri politik, me pjesëmarrjen e të gjitha partive, duke kërkuar unitet mbarëkombëtar dhe një qeveri që do të funksionojë deri në zgjedhjen e presidentit të ri.
Abdixhiku në një konferencë për media tha se ky do të jetë një proces për zhbllokim të krizës dhe se duhet një kryeministër unifikues dhe kanbinet me ministra unifikues, e jo polarizues.
Ndërsa i pyetur se a do të ulet me një tavolinë për bisedime me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, Abdixhiku tha se qëndrimi i LDK-së mbetet i pandryshueshëm. Ndërsa i siguroi votuesit e LDK-së se nuk do t’i tradhëtoj.
“Qëndrimi i LDK-së së është pandryshueshëm. S’do të ndryshoj qëndrim, pavarësisht a vjen një letër, apo sa letra vijnë. Është vendim i artikuluar dhe menduar me kohë. Se kam ndërmend as ta tradhtojë vituesin e LDK-së dhe as ta vendos këtë votues në situata të palakmueshme, që ndihet i mashtruar. Kjo kohë ka përfunduar. Votuesit tanë, mbështetësit tanë të qëndrojnë të qetë. Unë po flas për një zgjidhje politike në një krizë të madhe në të cilën është Kosova. Votuesit të qëndrojnë të qetë“, tha Abddixhiku.
Komente