28 vjet nga vdekja e Nënë Terezës

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 5 Shtator, 2025

Komente


28 vjet nga vdekja e Nënë Terezës

Sot mbushen 28 vjet nga vdekja e Shën Nënë Terezës. Me këtë rast sot nga ora 11:00 do të mbahet një meshë solemne kushtuar humanistes së madhe shqiptare në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Shën Nënë Tereza asnjë vepër të saj nuk e ka nisur pa adhuruar Zotin në Eukaristi. T’i përngjajmë edhe ne asaj me lutje e adhurim. E Lumja Nënë Tereza – Lutu për ne! Ejani ta nderojmë bijën tonë të shenjtë, Nënën e Njerëzimit, Ambasadoren e popullit tonë të lashtë!”, është thirrja për të marrë pjesë në meshën e të premtes në Katedrale.


Shën Nënë Tereza, emri i plotë i së cilës është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, u lind më 26 gusht 1910, në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, ndërsa më 19 tetor 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7.500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960.000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47.000 viktima të lebroz.s në 54 klinika, kujdesej për 3.400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80, dhe derisa Shën Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.

Shën Nënë Tereza ka ndërruar jetë më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë. Papa Françesku më 4 korrik 2016, duke lexuar formulën e shenjtë në emrin e Zotit ka shpallur Nënë Terezën, si Shën Tereza. Kjo erdhi pas lituanive të shenjta që u bën në Vatikan. Dy janë mrekullitë të njohura botërisht që i hapën rrugën shenjtërimit të murgeshës shqiptare.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj