155 aksidente gjatë muajit prill në rajonin e Ferizajt

Gjatë muajit prill të këtij viti në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë raportuar gjithsej 154 aksidente të komunikacionit rrugor, prej tyre me lëndime janë regjistruar 64 aksidente, ku kanë mbetur të lënduar 108 persona. Ndërkaq me dëme të mëdha materiale janë regjistruar gjithsejtë 90 aksidente.
Për krahasim, gjatë muajit prill të vitit 2024 ishin raportuar gjithsej 162 aksidente, prej tyre me lëndime ishin 59 aksidente, ku patën mbetur të lënduar 92 persona dhe me dëme materiale ishin regjistruar 103 aksidente
‘’Në përgjithësi, numri i aksidenteve gjatë muajit prill 2025 ka shënuar një zbritje prej – 4.9 %, krahasuar me muajin prill të vitit 2024. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Ftojmë gjithashtu qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë të gjitha kundërvajtjet në komunikacion, duke njoftuar menjëherë stacionin më të afërt të policisë ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe numrave kujdestarë’’, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Komente