“Zhegrova” kënga më e re nga Kidda, dedikim për yllin e Kombëtares së Kosovës

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 4 Shtator, 2025

Komente


“Zhegrova” kënga më e re nga Kidda, dedikim për yllin e Kombëtares së Kosovës

Këngëtari i njohur Kidda ka publikuar këngën e tij më të re, në bashkëpunim me reperin ZKR, të titulluar “Zhegrova”.

Siç kuptohet edhe nga titulli, projekti muzikor i dedikohet futbollistit të njohur shqiptar, Edon Zhegrova lojtar i Kombëtares së Kosovës dhe tashmë lojtari më i ri i klubit prestigjioz italian, Juventus.


Kënga nuk është vetëm një dedikim për talentin dhe suksesin e Zhegrovës, por përmes tekstit i drejtohet edhe të gjithë shqiptarëve.



Projekti është realizuar me videoklip, i cili shoqëron ritmin energjik të këngës.

Vetë Edon Zhegrova është pjesë e klipit, duke shtuar autenticitet dhe emocion në këtë bashkëpunim të veçantë.

Disa nga skenat janë xhiruar në stadiumin e Kosovës, duke e lidhur edhe më shumë me frymën kombëtare të këngës.

“Zhegrova” është pritur me shumë interes dhe ka nisur të grumbullojë reagime pozitive nga fansat.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj