“Sul*met e Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti”, kryetari i degës se LVV-së reagon pas pritjes që iu bë Kurtit në Skënderaj

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 10 Qershor, 2025

Komente


“Sul*met e Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti”, kryetari i degës se LVV-së reagon pas pritjes që iu bë Kurtit në Skënderaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë marrë pjesë në inaugurimin e çerdhes së re në Skenderaj.

Por, eskorta e kryeministrit atje është goditur me vezë.


Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i degë se LVV në Skënderaj, Hysni Mehani.

Ai ka akuzuar Sami Lushtakun se qëndron prapa këtij veprimi.

“Lajmi i sotëm është perurimi i çerdhes në Skënderaj dhe punët e mira që po bën qeveria. 3.2 milionë të investuara nga Qeveria e Kosovës në Skënderaj vetëm gjatë këtij mandati. Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skënderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në.

“Ata që kanë gjuajtur me kallash kur fituan kur një pasardhësi të Jsharajve, nuk na bëjnë përshtypje kur gjuajnë me vezë.

Barutin e kanë lagur. Ide për zhvillimin e qytetit nuk kanë. Pronat për të vjedhur ju kanë harxhuar, po duan të fitojnë vemendje me skandale”, ka shkruar ai.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj