“Nuk jemi armiq mes vete, folëm për çështje familjare” – Nait Hasani pas publikimit të fotografive me Albulena Haxhiun

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 19 Maj, 2025

Komente


“Nuk jemi armiq mes vete, folëm për çështje familjare” – Nait Hasani pas publikimit të fotografive me Albulena Haxhiun

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka folur pas publikimit të disa fotografive në media, ku shihet duke shtrënguar duart me kandidaten për kryetare të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta në opinion, sidomos në prag të votimit për kreun e Kuvendit.


Hasani ka sqaruar se takimi dhe gjesti i tij me Haxhiun nuk ka pasur prapavijë politike, por ka qenë thjesht një shprehje respekti të ndërsjellë për shkak të njohjeve familjare.

“Për çështje familjare. Ne njihemi me gjyshin e saj, plus me vjehrrin e saj. Kemi nevojë, ne nuk jemi armiq mes vete,” ka deklaruar shkurt Hasani

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj