“Hera e parë dhe e fundit që më pengon”, “S’ke çka fol mas 30 herëve” – Zemaj përplaset me Kocin

Derisa po fliste deputeti Armend Zemaj, ai është ndërprerë nga avokati Arianit Koci, i cili i tha “deputet, të lutem gjeje zgjidhjen, mos na mbaj konferenca”.
Zemaj ia ktheu “mos më pengo të lutem, shko i ke punët tua, a po të pengoj unë në punë tua”.
“Kape kryne punën mos folni, skam kurrgjë personalisht me ty po kape kryne punën”, tha Koci.
“Nuk je ti ai që më tregon a foli, pritëm qaty foli”, iu kthye Zemaj.
Koci: Jo qe qitu.
Zemaj: Jo ti po kërkush, kurrë hic.
Koci: S’kam me iu lënë me hy
Zemaj: Hera e parë e fundit që me pengon
Koci: S’ke cka fol mas 30 herëve
Zemaj: Ti mos më pengo kurrë, pritëm aty
Koci: Jo ty, po çdo deputet.
Komente