Trump pritet ta emërojë Grenellin si të dërguar për misione të posaçme, do të fokusohet edhe në tensionet në Ballkan

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 15 Dhjetor, 2024

Komente


Trump pritet ta emërojë Grenellin si të dërguar për misione të posaçme, do të fokusohet edhe në tensionet në Ballkan

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha të shtunën se pritet ta zgjedhë Richard Grenell, ish-shefin e tij të inteligjencës, si të dërguar presidencial për misionet speciale, një post ku ai ka të ngjarë të drejtojë politika ndaj disa kundërshtarëve të SHBA, përfshirë Korenë e Veriut, shkruan Reuters.

“Grenell do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në botë, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, tha Trump në platformën e tij të mediave sociale “Truth”, pa përshkruar më tej detyrat.

Një burim i tranzicionit të Trump, tha për Reuters se Grenell do të fokusohet gjithashtu në tensionet në Ballkan, transmeton Telegrafi.

Grenell shërbeu si ambasador i Trump në Gjermani, një i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat e paqes në Kosovë dhe Serbi, dhe si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të Trumpit 2017-2021.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj