Sot nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 11 Shkurt, 2025

Komente


Sot nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot në qendrat komunale të numërimit, do të nisë procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, tha se gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me Rregulloren zgjedhore të KQZ-së 16/2024 për qendrat komunale të numërimit, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.

Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, KQZ-ja do shpallë rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, tha ai.


Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj