Shkarkmi i nënkryetarit të Ferizajt ishte i kundërligjshëm, Kryesuesi Xhavit Zariqi e pranon gabimin

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 22 Maj, 2025

Komente


Shkarkmi i nënkryetarit të Ferizajt ishte i kundërligjshëm, Kryesuesi Xhavit Zariqi e pranon gabimin

Shkarkmi i nënkryetarit të Ferizajt ishte i kundërligjshëm, Kryesuesi Xhavit Zariqi e pranon gabimin


Gazeta Online InfoFerizaj në fillim të muajit të kaluar kishte raportuar për shkarkimin e kundërligjshëm të nënkryetarit për komunitete të komunës së Ferizajit, kjo pasi që sipas ligjit propozimin për shkarkim dhe emërim e jep kryetari i komunës e në rastin konkret propozimin e ka bërë një asambliste nga komunitetet e pastaj është votuar nga Asambleja.


Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila mbikqyr komunat dhe jep vlerësime për ligjshmërinë e vendimeve të kuvendeve komunale, të cilët në përgjigjen e tyre kanë konfirmuar se vendimi për shkarkimin e nënkryetarit ka qenë i kundërligjshëm.


“Vendimi 01.Nr.31 të datës 28.03.2025 për shkarkimin e Nënkryetarit të Komunës për Komunitetit në Komunën Ferizajt, nga MAPL është vlerësuar së është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.” –


Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ferizajit, Xhavit Zariqin, i cili ka konfirmuar se kanë pranuar njoftimin nga MAPL për këtë vendim të kundërligjshëm.


“Ata e kanë arsyetu që duhet me e propozu kryetari për me e shkarku por realisht komuniteti në bashkëpunim me kryetarin e kanë propzu sepse ai ka dhënë dorëheqje prej partisë e cila e ka propozu për nënkryetar atëherë” – thotë Zariqi 


Zariqi ka deklaruar se asamblistja ka propozuar emrin e nënkryetarit dhe asambleja e ka votuar, por ka theksuar se nuk kanë qenë në dijeni për shkleljen e ligjit sepse përndryshe nuk do ta kishin votuar.


“Asambleistja e ka propzu te tjerët e kanë votu, por ne nuk kemi qenë në dijeni që është në kundërshtim me ligjin se nuk e kishim votu.” – deklaroi ai.


Ai ka thënë se do ta fusin në rend dite kur të merr vendim kryetari për këtë çështje.


Kujtojmë se ishte asamblistja Pakize Bujani që kishte propozuar shkarkimin e Danush Ademit, me arsyetimin se i njëjti kishte dhënë dorëheqje nga partia dhe rrjedhimisht nuk e përfaqëson më këtë komunitet.


Ajo kishte propozuar që Danush Ademi në postin e nënkryetarit të zëvendësohet me Qazim Rrahmanin, propozim i cili ishte miratuar me shumicë votash.


Çka thotë neni 61.3 i Ligji për Vetëqeverisje Lokale?


“Emërimi dhe shkarkimi i Nënkryetarit për Komuniteteve propozohet nga Kryetari i Komunës dhe duhet të miratohet nga shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës që janë të pranishëm dhe votojnë si dhe shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës që janë të pranishëm dhe votojnë të cilët i përkasin komuniteteve jo shumicë.”


Pra, sipas këtij ligji me të cilin veprojnë komunat, propozimin duhet ta japë kryetari, gjë të cilin nuk e kishte bërë, pasi që ai ishte bërë nga asamblistja Pakize Bujani.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj