SHËNOHET 30 DHJETORI – DITA E VETERANIT TË UÇK-së NË FERIZAJ

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 31 Dhjetor, 2024

Komente


SHËNOHET 30 DHJETORI – DITA E VETERANIT TË UÇK-së NË FERIZAJ

Me aktivitete të shumta u shënua 30 Dhjetori Dita e Veteranit në Ferizaj.

Postimi i OVL UÇK-së në Ferizaj


Sot, me respekt dhe përkushtim të thellë, shënuam Ditën e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një ditë nderimi dhe kujtese për ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë e atdheut.

Kjo ditë nisi me përkujtimin e veprës dhe sakrificës së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij heroike, si dhe në nderimin e Komandantëve dhe bashkëluftëtarëve që vazhdojnë ende të sakrifikojnë për lirinë që ne sot po e gëzojmë.

Aktivitetet filluan me nderime pranë Varrezave të Dëshmorëve të UÇK-së, ku përulemi me mirënjohje të thellë për ata që dhanë jetën për një të ardhme të lirë.

Pas homazheve, takimet e përzemërta me bashkëluftëtarët, përfaqësuesit e institucioneve lokale e qendrore, si dhe përfaqësuesit e sigurisë – KFOR, FSK dhe Policia e Kosovës – krijuan një atmosferë reflektimi dhe bashkimi. Në biseda të mbushura me kujtime dhe përkushtim, ndamë mendime për sfidat që na presin dhe për detyrën tonë të përbashkët për të ruajtur dhe përforcuar frymën e luftës dhe vlerat e saj të pavdekshme.

Dita e Veteranit nuk është vetëm një përkujtim, por edhe një thirrje për të qëndruar të palëkundur ndaj idealeve të lirisë dhe për të mbajtur me krenari trashëgiminë e veteranëve dhe dëshmorëve të kombit.

Në përmbyllje të kësaj dite, me nderime të veçanta, u ndanë Mirënjohje dhe Dekorata Post Mortem për veteranët/bashkëluftëtarët që nuk janë më mes nesh. Kujtimi për Gjeneralin Imri Ilazi - Ferri dhe të gjithë veteranët post mortem do të mbeten përgjithmonë në zemrat tona, si pishtarë që ndriçojnë rrugën tonë përpara çdo angazhimi që do ta kemi.

Lavdi Dëshmorëve të Kombit, respekt i përjetshëm për të gjithë veteranët e UÇK-së!

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj