Shea: Kosova të jetë e përgatitur, Trumpi mund ta pyes se çfarë favoresh ofron për t’i mbajtur trupat amerikane

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 6 Mars, 2025

Komente


Shea: Kosova të jetë e përgatitur, Trumpi mund ta pyes se çfarë favoresh ofron për t’i mbajtur trupat amerikane

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ka thënë se Kosova duhet të jetë e përgatitur sa i përket ndonjë zhvillimi të mundshëm sa i përket pranisë së forcave amerikane.

Shea ka thënë se Kosova duhet të jetë e përgatitur pavarësisht faktit se kontingjenti amerikan në Kosovë është i vogël dhe s’është barrë e madhe financiare për Amerikën, kur krahasohet me kontingjentet në Gjermani apo Poloni.

Sipas ish-zëdhënësit të NATO-s, Trumpi mund të pyes Kosovën se çfarë do të japë në këmbim të mbajtjes së trupave në Kosovë.

“Por, Trump është transaksional dhe ai mund ta pyesë Kosovën se çfarë favoresh mund t’i ofrojë për t’i mbajtur trupat (amerikane) në Kosovë – sidomos në formë të marrëveshjeve biznesore dhe mundësive për investime. Ndaj, jini të përgatitur”, ka thënë Shea për Radio Evropa e Lirë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj