Selver Xhelili kandidat i PDK-së për deputet, mësohet numri i tij

Selver Xhelili ka njoftuar se do të jetë kandidat i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka thënë se numri 83 ka kuptim të veçantë dhe simbolik për të.
“Me shumë krenari dhe përgjegjësi, jam kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, me numrin 83, në listën e PDK-së – partisë së çlirimtarëve, lirisë, pavarësisë dhe transformimit të Kosovës me shkolla, autostrada e rritje pagash”, ka shkruar ai në Facebook.
“Numri 83 për mua, ka një kuptim të veçantë dhe simbolik. Numri 83 është një lidhje e fortë me një brez që është lindur pas viteve të ’80-ta, i cili ka kaluar përmes sfidave dhe ka kontribuar në formësimin e një Kosove moderne, të hapur dhe me mundësi për të gjithë. Numri 83 është një reflektim i energjisë, rinisë dhe të ardhmes së Kosovës, përfaqësim i një gjenerate që ka parë ndryshime historike dhe tani është e gatshme të marrë përgjegjësinë për të përfaqësuar qytetarët e Kosovës me vizion, angazhim dhe drejtësi”, ka shkruar ai.
Komente