Reali gabon përsëri, Bilbao fiton pas 9 viteve, Barcelona feston

Real Madrid ka bërë një tjetër gabim në La Liga.
Kampioni në fuqi ka pësuar humbje si mysafire e Atletiko Bilbaos, me rezultat 2-1
Alex Berenguer i dha epërsinë Bilbaos, në minutën e 53-të.
”Mbretërit” barazuan rezultatin në 1-1, me golin e Jude Bellingham, në minutën e 78-të.
Por gëzimi i tyre zgjati vetëm dy minuta, pasi Gorka Guruzeta riktheu epërsinë e Bilbaos.
Reali ka humbur mundësinë për tu afruar me liderin Barcelonën në tabelë, pasi renditet në vendin e dytë me 33 pikë, katër më pak se katalanasit.
Në anën tjetër, Atletiko Bilbao shkon në kuotën e 29 pikëve dhe renditet në vendin e katërt.
Komente