Njëqind e një vjet nga vdekja e Franz Kafkës

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 3 Qershor, 2025

Komente


Njëqind e një vjet nga vdekja e Franz Kafkës

Më 3 qershor të vitit 1924, në Austri vdiq Franz Kafka, shkrimtar i lindur në Pragë në vitin 1883, nënshtetas austro-hungarez me prejardhje hebraike.

Krijimtaria e tij ishte e ndërlikuar me tregime të shkurtra, romane që kurrë nuk i përfundoi, 90 për qind të krijimtarisë së vet e dogji, pjesën tjetër e la me testament që të digjej.

Tërhoqi vëmendje pas vdekjes më shumë sesa kur ishte gjallë.

Cilësuar si një nga autorët më me ndikim apo Dante i shekullit të njëzetë, Gabriel Garcia Marquez thoshte se me romanin Metamorfoza, Kafka tregoi se ishte e mundur të shkruhej ndryshe.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj